Portieri kosovar, Arijanet Muric, ka konfirmuar se nuk do të vazhdojë qëndrimin e tij në Itali dhe se do të kthehet te klubi i tij, Ipswich Town, pas përfundimit të periudhës së huazimit.
Muric u shpreh se përvoja në Serie A ka qenë e vlefshme, por se ky kapitull po mbyllet për të, transmeton GazetaBlic Sport.
“Jam mirënjohës për këtë sezon, por nuk kam ndërmend të luaj për Sassuolon sezonin e ardhshëm”, tha Muriç për Gianlucadimarzio.com.
“Në fund të huazimit, koha ime këtu do të mbarojë gjithashtu. Ishte një vit pozitiv dhe e shijova, por e kam informuar klubin se nuk dua të qëndroj këtu pas këtij sezoni për arsye personale.
Ai shtoi se fokusi i tij tani është të mbyllë sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme dhe më pas të vendosë për hapin e radhës në karrierë.
Me këtë deklaratë, Muric i jep fund spekulimeve për të ardhmen e tij në Itali, duke konfirmuar rikthimin në Angli.
/GazetaBlic Sport/


