Sporti

Aro Muric i gatshëm për nesër: Suedia e rrezikshme edhe pa Ibrahimovicin

10/08/2021 20:02
nga:E K

Kosova do të përballet me Suedinë dhe Gjeorgjinë për ndeshjet kualifikuese të tetorit.

Fillimisht “Dardanët” do të udhëtojnë në Suedi me 9 tetor për ndeshjen e parë, kurse me 12 tetor e presin Gjeorgjinë në “Fadil Vokrri”, shkruan GazetaBlic Sport.

Portieri i Kosovës, Aro Muric ka folur për media para takimit të nesërm me Suedinë.

“Jemi të emocionuar dhe me padurim presim ndeshjen me Suedinë, jemi përgatitur mirë dhe shpresoj të tregojmë paraqitje të mirë. Pas ndeshjeve të shtatorit jemi kthyer me më shumë vetëbesim dhe mendoj që dyja ekipet do të kenë rastin të tregojnë paraqitje të mira. Do të përpiqemi të luajmë lojën tonë si gjithmonë”, tha fillimisht Muric.

“E thash është që një ndeshje që mezi presim ta luamjë. Suedia edhe pa Zlatanin është e fortë. Do të luajmë fortë që të marrim një rezultat të mirë ndaj një kundërshtari si Suedia”, shtoi Muric.

“Është një ekip që ka shumë lojtarë të mirë. Një lojtarë nuk është se e bën më të dobët, pasi që e ka grupin e mirë”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/