Sporti

Aro Muric flet pas ndeshjes: Do të përmirësohemi, nuk kishim fat

06/05/2022 22:53
nga:Lorik J

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje në ndeshjen e sotme të Ligës së Kombeve ndaj Greqisë.

Kosova humbi ndaj Greqisë me rezultatin minimal 0-1, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes, Aro Muric ka folur ku ka theksuar se nuk kishin fat, por do të tentojnë maksimumin në ndeshjet e ardhshme.

“Ne tentuam në maksimum, nuk kishim fat, por ne do të vazhdojmë. Do të përmirësohemi”, tha Aro Muric në Klan Kosova.

Kujojmë se Aro Muric ka pësuar karton të kuq në minutat e fundit në ndeshjen e sotme ndaj Greqisë.

/GazetaBlic Sport/