Kosova ka pësuar humbje me rezultat 2-0 ndaj Suedisë.
Kombëtarja vendase kaloi fillimisht në epërsi falë një penalltie të fituar pas një prekje me dorë nga Hadergjonaj, shkruan GazetaBlic Sport.
Forsberg e mori përsipër ekzekutimin e penalltisë.
Ai ishte i saktë nga 11-metërshi duke dërguar topin pas shpinës së Aro Muric në minutën e 29’të të takimit.
Golin e dytë për suedezët e shënoi sulmuesi i talentuar, Isak.
Isak realizoi një supergol me një goditje të bukur jashtë zone në minutën e 61’të të takimit.
Për të vulosur fitoren e kombëtares së tij u përkujdes, Quairson, i cili realizoi gol të bukur pas një solo aksioni në minutën e 79’të të takimit.
Pas ndeshjes për SuperSport Kosova ka folur, Aro Muric, i cili tha se Kosova nuk kishte fat pasi kishte disa raste të mira shënimi.
“Mund të bënim më mirë, Suedia luajti mirë, na befasuan që në fillim, pjesën e dytë e nisëm mirë, por nuk patëm fat të shënonim. Ne do të bëjmë gjithçka që do t’a arrijmë vendin e tretë”, tha Muric pas ndeshjes.
/GazetaBlic Sport/


