Sporti

Aro Muric çështje diskutimi në konferencën për media të trajnerit të Ipswich Town

09/12/2024 18:14
nga:E K

Aro Muric ishte njëri nga tre lojtarët e përjashtuar nga Kombëtarja e Kosovës për shkak të thyerjeve të rregullave.

Pasi ai u bashkua me skuadrën e tij Ipswich Town, trajneri i tij Kieran McKenna tha se e ka dëgjuar versionin e Muricit, por që nuk kanë vendosur asnjë masë ndëshkuese ndaj tij.

“Por unë kam folur me Aro sidoqoftë dhe ai më ka dhënë versionin e tij, i cili mendoj se, siç tha ai, është pak më ndryshe nga disa prej thashethemeve”, tha fillimisht ai.

Tutje ai tregoi se nuk e ka problem ngjarjen e tij dhe ai e mbështet plotësisht atë.

“Shikoni, unë nuk kam asnjë problem me versionin e tij. Ai është lojtari ynë dhe ne e mbështesim atë. Ishte mirë që ai të kthehej në stërvitje disa ditë më parë, nëse jam i sinqertë”, shtoi më tej.

Ai për fund potencoi se Aro do të jetë lojtar i rëndësishëm për ta.

“Ne po kërkojmë të vazhdojmë të punojmë për integrimin e tij në ekip dhe jam i sigurt se ai do të jetë një lojtar i rëndësishëm për ne”, përfundoi trajneri i Ipswich Town.

Skuadra e Aros ndeshjen e ardhshme e luan ndaj Brightonit.