Sporti

Aro Muric: Barazimi nuk është i keq në garën për kualifikim në Botëror

10/10/2025 23:10
nga:Mergim Rreci

Portieri i Kosovës, Aro Muric, i cili shpëtoi kombëtaren tonë në disa raste në duel me Slloveninë, në një prononcim për RTK, mendon se Kosova luajti mirë pavarësisht barazimit.

Ai lavdëroi edhe lojtarët e rinj në repartin e mbrojtjes siç ishte debutimi i Albian Hajdarit.

Muric mendon se Kosova duhet të vazhdojë më lojë të mirë. Sipas tij, barazimi ndaj Sllovenisë nuk është i keq.

“Është hera e parë që kemi luajtur së bashku. Mendoj se performanca ka qenë e mirë dhe e ardhmja është e ndritshme”, ka thënë Muriç.

“Duhet të vazhdohet me ritmin dhe besimin e lojës që duhet ta ketë Kosova. Kemi shpresuar dhe kemi menduar që duhet të fitojmë sonte, por edhe barazimi nuk është i keq në garën për kualifikim”, ka pohuar ai.