Sporti

Arnold: Ne e kemi kryer punën sonte, tani duhet të shkojmë në Paris

05/03/2022 23:06
nga:L J

Skuadra e Liverpoolit ka siguruar finalen e madhe të Ligës së Kampionëve, pas fitores së sotme ndaj Villarrealit.

Liverpooli fitoi me rezultatin 3-2 për të kaluar tutje në finalen e madhe. Villarreal shkoi në pushim me rezultatin 2-0, por në pjesën e dytë, Liverpooli përmbysi gjithçka me golat e Fabinho, Diaz dhe Mane, përcjell GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes, Alexander Arnold tha se skuadra e tij nuk mund të kontrollonte ndeshjen në pjesën e parë, por kreu punën në 45 minutat e dytë.

“Ne kurrë nuk i kemi cilësuar si të lehta këto gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. “Duhej të rigrupoheshim pas pjesës së parë – ne e kapëm lojën dhe bëmë atë që duhej të bënim. Ishte e vështirë në pjesën e parë. E prisnim, por nuk mundëm ta kontrollonim”, tha fillimisht Trent Alexander Arnold pas ndeshjes për BT Sports.

“Ne e mbaruam punën dhe tani shkojmë në Paris”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/