Sporti

Arnold me fjalë të mëdha për Salah: Ajo çka ka bërë në pesë sezone te Liverpool është e jashtëzakonshme

04/18/2022 08:34
nga:E K

Mbrojtësi anglez i Liverpoolit, Trent Alexander Arnold ka mbrojtur bashkëlojtarin e tij, Mohamed Salah pas formës jo të mirë që po kalon së fundmi “Mbreti Egjiptian”.

Salah aktualisht është tetë ndeshje pa arritur të gjejë rrugën drejt golit, shkruan GazetaBlic Sport.

Mbrojtësi anësor i krahut të djathtë, Alexander Arnold i ka dalë në krahë Salah duke thënë se ajo çfarë ka bërë egjiptiani për pesë sezone te Liverpooli është e jashtëzakonshme.

“Salah është ende golashënuesi më i mirë. Ajo që ai ka bërë për ne gjatë pesë sezoneve të fundit ka qenë e jashtëzakonshme”, tha Arnold.

Kujtojmë që Salah prinë listën e realizuesve më të mirë në Premierligë me 20 gola, pas tij vijnë, Heung Min Son, Diogo Jota, Cristiano Ronaldo e Sadio Mane.

/GazetaBlic Sport/