E ardhmja e Arne Slott në krye të Liverpoolit u vu përsëri në pikëpyetje pas eliminimit nga Liga e Kampionëve.
Pavarësisht se shpenzuan mbi 400 milionë euro për transferime të reja gjatë verës, Reds mund të mos luajnë në turneun më prestigjioz të klubeve sezonin e ardhshëm, transmeton GazetaBlic Sport.
Megjithatë, gazetari i njohur David Ornstein raporton se holandezi ende ka mbështetjen e menaxhmentit.
“Të gjitha informacionet tona janë se pronari i Liverpoolit, FSG, synon të vazhdojë me Arne Slott. Nga bisedat që kam pasur, edhe nëse nuk ka ndeshje në Ligën e Kampionëve, ky është qëllimi”, tha Ornstein.
/GazetaBlic Sport/


