Sporti

Arne Slot: Po përpiqemi të përmirësohemi pas çdo ndeshje, do jetë e vështirë ndaj Arsenalit

10/25/2024 14:07
nga:E K

Trajneri i Liverpool, Arne Slot flet përpara vizitës ndaj Arsenalit në Premier League. Holandezi tha se priste një ndeshje të vështirë dhe shtoi se ekipi i tij përpiqet të përmirësohet çdo ditë.

“E thashë para dhe pas se pres shumë nga Chelsea dhe ata e treguan këtë në Anfield. Një skuadër e ngjashme me Arsenalin me mbrojtës të krahut dhe ata shkojnë në të njëjtin formacion, por në dy sezonin e fundit Arsenali ka qenë përpara nesh dhe Chelsea kështu që mund të supozohet se të luash me Arsenalin do të jetë më e vështirë, por le të shohim në fund të sezonit, është një lojë jashtë shtëpisë, është edhe më e vështirë se sa me Chelsean në shtëpi, dhe ne e dimë se sa e vështirë ishte ajo, transmeton GazetaBlic Sport.

“Askush nuk e di se cilët do të jenë rivalët më të mëdhenj në këtë fazë të hershme, por Arsenali do të jetë njëri prej tyre, kështu që marrja e pikëve kundër tyre është e rëndësishme. Tre barazime dhe një humbje sezonin e kaluar? Nëse e përdorim atë matematikë, nëse Liverpooli mund t’i kishte fituar të gjitha tre, tabela do të ishte shumë ndryshe, por është e vështirë të fitosh në Emirates apo Etihad, por ne do të përpiqemi të dielën”, vazhdoi ai.

/GazetaBlic Sport/