Trajneri i Liverpool, Arne Slot, ka pranuar se nuk ka folur me kapitenin Virgil van Dijk për të ardhmen e tij në klub.
Van Dijk është në vitin e fundit të kontratës me Merseysiders. Trent Alexander-Arnold dhe Mohamed Salah janë në një situatë të ngjashme. Megjithatë, Slot nuk është i shqetësuar për situatën pasi performanca e tyre në fushë nuk ndikohet, transmeton GazetaBlic Sport.
“Situata e kontratës bëhet problem nëse lojtarët nuk po performojnë aq mirë sa janë tani”, tha Slot në një konferencë shtypi të premten.
“Të tre ata janë në një vend të mirë për momentin, ata po luajnë mirë, shumë mirë. Diskutimet po vazhdojnë me njerëzit me të cilët Virgil thotë se duhet të flasë, dhe nuk jam unë, siç e dini. Unë flas me atë për gjëra të tjera”, vazhdoi ai.
“Virgil ka absolutisht të drejtë që nuk e di se cila është e ardhmja e tij nëse nuk e ka nënshkruar ende kontratën”, shtoi specialisti holandez.
/GazetaBlic Sport.