Sporti

Arne Slot e pranon ofertën e Liverpool

04/25/2024 21:55
nga:Mergim Rreci

Trajneri i Feyenoord, Arne Slot, ka pranuar se është i interesuar për t’u bërë trajner i Liverpool.

“Klubet janë duke negociuar. Unë jam duke pritur për të parë se çfarë do të ndodhë. Nuk është sekret që do të doja të shkoja në Liverpool . Tani jam duke pritur që klubet të arrijnë një marrëveshje. Kam besim se do të ketë një marrëveshje”, tha ai duke folur për mikrofonat e ESPN NL, transmeton GazetaBlic Sport.

Problemi do të jetë bindja e Feyenoord për të lënë Arne Slot të largohet, në këtë mënyrë Liverpool po i mban të hapura shanset e tyre

Sipas shtypit anglez, Arne Slot, 45 vjeç, është i zgjedhuri i Reds për të pasuar Klopp.

/GazetaBlic Sport/