Sporti

Arnautovic për Messin dhe Ronaldon: “Ata janë nga një planet tjetër, kanë ardhur këtu për një kohë të shkurtë”

06/25/2021 09:02
nga:E K

Sulmuesi i Austrisë, Marko Arnautovic, ashtu sikurse shumë tifozë dhe lojtarë tjerë mendon se Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo nuk janë njerëz.

32-vjeçari, i cili ka shënuar një herë për Austrinë në Kampionatin Evropian të kësaj vere, është i bindur se dyshja Messi-Ronaldo kanë ardhur nga një planet tjetër për të marrë të gjitha trofetë dhe për të dominuar ligat e tyre përkatëse.

Duke folur për mediat përpara ndeshjes së 1/8-tës së Austrisë kundër Italisë të shtunën në mbrëmje, ish-sulmuesi i Interit u pyet për pesë herë fituesin e Topit të Artë, Ronaldo, i cili shënoi dy herë kundër Francës në Grupin F të mërkurën.

“Kur bëhet fjalë për Ronaldon, ne nuk po flasim për një qenie njerëzore. Çfarë mund të them më shumë për të?”, ka thënë fillimisht Arnautovic.

“Për mua, ata janë dy lojtarë që vijnë nga një planet tjetër. Ata kanë ardhur nga diku krejt ndryshe”.

“Ata kanë mbërritur këtu për një kohë të shkurtër për të nxitur të gjitha ligat dhe garat, për të marrë të gjitha trofetë me vete dhe më pas për të lënë. Ky është ai dhe Lionel Messi”, përfundoi austriaku.