Sporti

Arnautovic kërkon falje: “Unë nuk jam racist”

06/14/2021 15:14
nga:E K

Sulmuesi serb i Austrisë, Arnautovic, pati një përplasje me lojtarin shqiptar të Maqedonisë së Veriut, Ezgjan Alioski.

Arnautovic u konfrontua me Alioskin duke përdorur disa fjalë raciste ndaj tij, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas këtij rasti, sulmuesi i Austrisë, ka kërkuar falje duke thënë se ai nuk është racist.

“Dje thash disa fjalë të nxituara nga emocionet e lojës për të cilat unë do të doja të kërkoja falje veçanërisht për miqtë e mi nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria”, tha fillmisht Arnautovic.

“Do të doja të them një gjë shumë qartë: Unë nuk jam racist! Unë kam miq në pothuajse çdo vend dhe unë e pëlqej diversitetin. Të gjithë ata që më njohin e dijnë këtë”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/