Lajme

Armend Zemaj “thyen rekord”: Shpenzoi 24 mijë e 510 euro në emër të udhëtimeve për 10 vjet

02/08/2022 14:19
nga:Gazeta Blic

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj është ndër deputetët që ka shpenzuar më së shumti për udhëtime.

Sipas listave të publikuar nga ana e Kuvendit, nga vitit 2011 e deri më 2021, Zemaj ka shpenzuar hiq më pak se 24 mijë e 510 euro, raporton Gazeta Blic.

Në vazhdim i gjeni shpenzimet ndër vite:

Më 2011- Për muajt nëntor dhe dhjetor shpenzoi 660 euro

Më 2012- Shpenzoi 4110 euro

Më 2013- Shpenzoi 3570 euro

Më 2014- Shpenzoi  1440 euro

Më 2015- Shpenzoi 3270 euro

Më 2016- Shpenzoi 2970 euro

Më 2017 – Shpenzoi 1500 euro

Më 2018- Shpenzoi  2700 euro

Më 2019- Shpenzoi 2280

Më 2020- Shpenzoi 210 euro. Përgjatë kësaj periudhe ai ishte ministër i Shëndetësisë

Më 2021- Shpenzoi 1800 euro

Totali për 10 vjet shpenzime për udhëtim nga deputeti Zemaj është 24510 euro.

LISTËN E PLOTË TË SHPENZIMEVE E GJENI KËTU.

Më 2012 deputetët shpenzuan mbi 173 mijë euro: Këta janë “top” deputetët kampion për shpenzime në udhëtim (emrat)