Lajme

Armend Zemaj: Takimet tona në mërgatë po reflektojnë rritjen e madhe të LDK-së

04/28/2024 20:05
nga:G C

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, thotë se takimet e tyre në mërgatë po reflektojnë rritjen e madhe të partisë dhe synimet për një shoqëri demokratike që mërgatën e sheh pjesë të pandashme të proceseve.

“Mërgata me LDK”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i tij:

Pas Akademisë për heroin Sali Çekaj, u mblodhëm sërish në Winsen ( Luhe ) Gjermani , se bashku me njerëzit tanë, për shtëpinë tonë politike të përbashkët, Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Takimet tona në Mërgatë po reflektojnë rritjen e madhe të LDK-së dhe synimet tona për një shoqëri demokratike që Mërgatën e sheh pjesë të pandashme të proceseve.

Me neve ishte edhe miku i LDK-së dhe Kosovës z.David Mcallister të cilit i duhet përkrahja e mërgatës tonë në garen për Parlamentin Evropian, si zë përkrahës i Kosovës.
Mërgata me LDK ✌️