Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar sot tek salla “1 Tetori”, raporton Gazeta Blic.
Zemaj tha se sot Qeveria, nga përgjegjësia e saj totale, ka rrezikuar jetën e qytetarëve.
“Në vend që sot qytetarët të drejtohen drejt vaksinimit, nga përgjegjësia totale, Qeveria e udhëhequr nga Albin kurti dhe Arben Vitia, ka rrezikuar jetën e tyre. Kjo tregon se këta njerëz nuk e kanë prioritet shëndetin e qytetarëve.Cdo ditë është tregues se këta njerëz nuk e kanë prioritet menaxhimin. Këta merren me zgjedhjet në vendin fqinj dhe problemet në Lindjen e Mesme, dhe jo me situatën me Covid-19”
Tutje Zemaj ftoi organet e rendit që ta trajtojnë me prioritet situatën e krijuar.
“Nuk mund të fshihet e vërteta skandaloze që ka ndodhur sot. Sot kanë reaguar mediat, shoqëria civile dhe qytetarët. Kërkojmë nga Qeveria ta marrë situatën në dorë, janë mekanizmat. Në emër të LDK-së i bëj ftesë partnerëve ndërkombëtarë që të intervenojnë dhe situata të kthehet nën kontroll.Ftoj edhe organet hetimore që t’i trajtojë këto situata me prioritet” tha Zemaj raporton Gazeta Blic.