Lajme

Armend Zemaj: Kur duhej siguruar rryma, Kurti mbante ligjërata për Platonin e Aristotelin në Greqi

01/24/2022 17:28
nga:Q R

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka thënë që në kohën kur kryeministri Albin Kurti të siguronte rrymë për vendin e tij, ai ndodhej në Greqi duke dhënë ligjërata filozofike.

“Në këtë kohë [verës] kryeministri ynë ishte duke mbajtur ligjërata për Platonin dhe Aristotelin pikërisht në Greqi”, ka thënë Zemaj në Foltoren e Kuvendit.

“Jeni vonë në këtë aspekt, nuk keni qenë seriozë, edhe për këtë arsye nuk keni qenë në hap me kohën për të siguruar së paku kontratat për sezonin e dimrit, edhe që të kursejmë milionë nga buxheti i varfër i këtij shteti”.

Zemaj tha se është e paarsyeshme që qytetarëve të Kosovës t’u thuhet se po fantazojnë dhe se kanë rrymë të lirë kur kanë qenë vetë premtimet e kësaj qeverie se ky çmim madje synohej të ulej.

Rizvanolli: Kemi dy opsione, reduktime të ashpra ose rritje të çmimit