Lajme

Armend Zemaj: Jam kontaktuar nga Policia e Kosovës për të dëshmuar rreth procesit të sigurimit të vaksinave

04/20/2021 21:15
nga:M K

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka folur rreth çështjes së fundit të presionit ndaj mediave, në veçanti ndaj portalit Insajderi.

Zemaj ka pranuar se edhe ai është ftuar në Polici për të dëshmuar lidhur me këtë, përcjell GazetaBlic.

Ai shtoi se Policia e Kosovës e ka kontaktuar për ndihmë dhe të dëshmojë rreth procesit.

“Po, më kanë kontaktuar, më kanë kërkuar një lloj ndihme apo dëshmie rreth procesit. Për të njohur apo për të treguar se çka përmban një dokument, se si ai mund të klasifikohet si sekrete”, është shprehur Zemaj.

“Ato nuk kanë qenë të klasifikuara por është një dakordim deri në nënshkrimin e marrëveshjes finale. Për shkak të raportit me shtetet tjera”, ka thënë Zemaj në Pressing.

Ndërsa për zyrtarët policorë që hynë në zyrat e Insajderit dhe më pas intervistuan drejtorin e Gazetës Insajderi, Parim Ollurin, Zemaj tha se ka qenë e panevojshme.

“Ajo turrje ndaj mediave ka qenë e panevojshme”, shtoi tutje ai.

LEXO EDHE:

LAJMI I FUNDIT: Kurti dhe Vuçiq javën e ardhshme takohen në Bruksel

/GazetaBlic/