Ballkani ka shkruar sot historinë në futbollin kosovar.
Kampioni në fuqi i Kosovës, ka arritur të kualifikohet në fazën e grupeve të garës më të re evropiane, “Europa Conference League”, shkruan GazetaBlic Sport.
Skuadra e drejtuar nga Daja arriti të kalojë tutje duke mposhtur Shkupin në shtëpi me rezultat 1-0, kurse rezultati i përgjithshëm ishte 3-1.
Pas ndeshjes për GazetaBlic Sport ka folur Armend Thaqi ku tha se është shumë krenar me këtë arritje.
“Po ndihemi shumë mirë, po na bën me u ndi krenar për shkak se jo veç Kosovën, por e kemi bërë një Shqiptari të tërë të interesuar për këtë ndeshje. ࣿËshtë arritje e madhe pasi është hera e parë që po luajmë në këtë nivel”, tha Armend Thaqi.


