Sporti

Armend Thaqi pas fitores ndaj Larne: Nuk e mbaj mend kur jam lodhë më shumë, isha gjatë gjithë javës me infuzione

07/25/2023 23:01
nga:L J

Skuadra e Ballkanit ka marrë një fitore bindëse ndaj Larne FC në raundin e dytë kualifikues të kualifikimeve për Conference League.

Ballkani ka fituar ndaj Larne FC me rezultatin 3:0, me golat e Albion Rrahmanit, Almir Kryeziut dhe Nazmi Gripshit, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes, kapiteni, Armend Thaqi tregoi se nuk ishte 100% për këtë ndeshje, pasi kishte probleme shëndetësore, por shtrëngoi dhëmbet, sepse ndeshje të tilla nuk vijnë më.

“Kam bë veç tri stërvitje dhe sot u vërejt pak lodhja jem. Nuk mbaj mend që të kem pas lodhje kaq të madhe, gjatë gjithë javës kam qenë me infuzione, por duhet t’i shtrëngojmë dhëmbët se këto ndeshje nuk vijnë më. Morëm fitore të madhe, por na mbetet të punojmë dhe të përgatitemi për ndeshjen e kthimit, sepse duam ta kalojmë këtë raund, sepse nuk janë nivel i yni dhe nuk duam të na eliminojnë”, tha fillimisht Thaqi për SuperSport.

Më pas ai tha se Ballkani duhet ta kalojë këtë raund dhe të mundohet të përsërisë suksesin e edicionit të kaluar.

“Do jetë vështirë atje, ne e kemi rezultatin në dorë, nuk do ta fusim veten në presion. Nuk shkojmë me mbrojtë rezultatin, duam kualifikimin me rezultat më bindës. Nëse kualifikohemi do ishte hap i madh, pas eliminimit që kishim, pasi duhet të kthehet besimi tek ky ekip. Duke e pa shortin që kemi është i favorshëm dhe pse jo së paku të sigurojmë Play Off. Kemi shanse me përsërit suksesin e kaluar”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport