Sporti

Armend Thaqi komenton shortin për raundin e parë në Ligën e Kampionëve, optimist për sfidën ndaj skuadrës nga Lituania

06/14/2022 14:31
nga:Mergim Rreci

Ballkani e ka mësuar kundërshtarin për raundin e parë kualifikues në Ligën e Kampionëve.

Kampioni i Kosovës do të përballet me skuadrën e FK Zalgiris nga Lituania.

Futbollisti i skuadrës së Ballkanit, Armend Thaqi, ka folur menjëherë pas shortit për ‘GazetaBlic Sport’.

“Një short me një ekip që është kampion në vendin e vet dhe që na bën të kuptojmë se këtu nuk ka shorte të lehta, sepse të gjitha skuadrat janë kampione në vendet e tyre dhe nuk do të ketë ndeshje të lehta me asnjë prej tyre, ashtu si ekipet e tjera që nuk do ta kenë aspak të lehtë me neve, kjo për shkak se ne jemi përgatitur të paraqitemi në mënyrë sa më të mirë, jo vetëm si pjesëmarrës. Normalisht, ne besojmë në veten tonë dhe do të hyjmë për ta kaluar këtë kundërshtar, por jo ashtu siç thuhet se do ta kemi të lehtë, sepse jam shumë i bindur që do të jetë e vështirë në ndeshje, por jo e pamundur”, tha Thaqi.

/GazetaBlic Sport/