Sporti

Armend Thaçi: Nder dhe krenari shumë e madhe me bartë fanellën e Kosovës, qoftë ndeshje miqësore, qoftë zyrtare

05/31/2021 16:49
nga:L J

Armend Thaçi, një nga mbrojtësit anësor më të mirë në Superligë ka marrë ftesë nga kombëtarja e Kosovës për dy ndeshjet e fundit të “Dardanëve”, ndaj Guinesë me 8 qershor dhe ndaj Gambisë me 11 qershor.

Të dy këto ballafaqime miqësore do të zhvillohen në Antalia të Turqisë, shkruan GazetaBlic Sport.

Mbrojtësi i Ballkanit, Armend Thaçi thotë se është nder i madh për të që të grumbullohet nga kombëtarja e Kosovës. qoftë në ndeshje zyrtare, apo miqësore.

“Gjithmonë ftesa e vendit është një nder i madh që i bëhet futbollisitëve, edhe për mua është njëjtë, nder dhe krenari shumë e madhe me bartë fanellën, qoftë ndeshje miqësore, qoftë zyrtare”, tha fillimisht Armend Thaçi për ‘GazetaBlic Sport’.

Ai thotë se me dëshirën më të madhe e bartë fanellën e Kosovës.

“Kam qenë në disa grumbullime dhe ndeshje miqesorë dhe zyrtare, ku edhe kam debutuar dhe gjithmonë me deshirën më të madhe do ta vesh fanellën e shtetit tim”, vazhdoi ai.

Në fund, Thaçi tha se ky grumbullim do t’i shërbejë secilit që të japë më të mirën nga vetja dhe të marrin rezultat pozitiv.

“Ky grumbullim do të na shërbejë secilit shumë, sepse do jenë dy ndeshje dhe na mbetet të japim gjithçka nga vetja të paraqitemi në mënyrën më të mirë të mundshme dhe të arriijmë rezultat të mirë”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport