Sporti

Armend Rugji bëhet me skuadër të re, vazhdon karrierën tek klubi i njohur

01/06/2022 22:43
nga:Mergim Rreci

Portieri i mirënjohur kosovar, Armend Rugji është bërë me skuadër të re.

Rugji u largua para disa ditësh nga skuadra e Onix dhe tashmë është gati për aventurën e re, shkruan GazetaBlic Sport.

GazetaBlic Sport tashmë ka mësuar skuadrën e tij të re, skuadër kjo e cila është A&N. Marrëveshja shumë shpejt pritet të zyrtarizohet.

Rugji ka qenë pjesë e disa klubeve në futbollin tonë dhe njihet për paraqitjet e tij të mira.

/GazetaBlic Sport/