Lajme

Armend Muja ‘pëson’ debakël, nga mbi 43 mijë vota, bie nën 20 mijë

02/19/2025 10:12
nga:Gazeta Blic

Deputeti Armend Muja, i cili në zgjedhjet e vitit 2021 kishte fituar mbi 43 mijë vota, duke u bërë kështu një sensacion, ka pësuar rënie të madhe në zgjedhjet e 9 shkurtit, raporton Gazeta Blic.

Sipas rezultateve të publikuara, ndonëse nuk janë zyrtare, ai renditet i 21-ti, me më pak se 20 mijë vota.

Pra, nga vendi i 8të në zgjedhjet e vitit 2021, ai ka rënë në vendin e 21-të.

Për më shumë shikoni tabelat e vitit 2021 dhe të 2025-ës.