Sporti

Armend Dallku flet pas ndeshjes ndaj Prishtinës: Jemi të kënaqur me lojën, por edhe mund ta fitonim ndeshjen

11/19/2021 15:04
nga:Mergim Rreci

Ka përfunduar ndeshja Prishtina – Dukagjini.

Rezultati përfundimtar ishte 0 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.

Ishte një ndeshje kryesisht e barabartë, me një dominim të lehtë të skuadrës së Prishtinës, por që edhe Dukagjini kishte raste shumë të mira për gol.

Kryeqytetasit madje e goditen edhe shtyllën në një rast gjatë pjesës së parë, megjithatë, rezultati përfundimtar ishte 0 me 0.

Pas ndeshjes, trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku tha se është shumë i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të tij.

“Jemi të kënaqur me lojën, por edhe mund ta fitonim ndeshjen me rastet që patëm. I përgëzoj futbollistët e mi për angazhimin e tyre. Patëm raste shumë më të mira se kundërshtari, shpresoj të kemi vazhdimësi”, tha Armend Dallku.

/GazetaBlic Sport/