Ish kandidati për kryetar të Mitrovicës nga LDK është shkarkuar nga kjo parti, dega Mitrovicë, pas dyshimeve se ka bashkëpunuar me oponentët politikë. Por, një rast interesant nga Facebook-u i tij na e ilustron më mirë se si Facebook megjithatë ndërmerr veprime kur cenohet vërtetësia e një informacioni.
Duke u munduar t’i paraqiste si të parëndësishme fjalët që thuheshin për të, ndoshta, Agolli kishte përdorur alegorinë e një shqiponje së cilës nuk i hante palla [pop] për çukitjet që i bënte një sorrë.
Por, problematikja qëndronte në faktin se Armend Agolli e shihte sorrën si të vetmin shpend që kishte guxim t’i bjerte në qafë znj. Shqiponjë, e cila është edhe simbol i Shqipërisë e po ashtu edhe i vendeve tjera.
Facebook, me fakt-checkers të pavarur, konsiderojnë që sorra në fakt nuk është i vetmi shpend i cili bjen në qafë shqiponjës tonë të dashur.
“Kontrollimi i Faktit: Sorra NUK është i vetmi shpend që guxon të çukis shqiponjën!” – shkruhet në reagimin që Facebook i ka bërë Agolli.
Statusi dhe reagimi i Facebookut:
I vetmi shpend që e merr guximin t’i bjer në qafë shqiponjës është sorra. I ulet në kurriz dhe fillon t’i çukisë qafën. Megjithatë, shqiponja nuk i përgjigjet, as nuk lufton me të, as nuk merret me të fare. Thjeshtë hapë krahët dhe fillon të fluturoj lartë. Sa më lartë ngjitet aq më shumë i vështirësohet frymëmarrja sorrës për shkak të mungesës së oksigjenit.
Mos humb kohë me njerëzit e pavlerë, ngjitu në nivele të larta dhe ata do të zhduken vetë. Kjo është mënyra më e mirë për t’i hequr qafe sulmet e kota nga njerëz të kotë….. e huazuar ❤️✌️??