Zgjedhjet Lokale

Armend Agolli me program konkret për të moshuarit

10/07/2021 15:51
nga:Gazeta Blic

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të Mitrovicës, Armend Agolli, ka vizituar shoqatën e pensionistëve, me ç’rast ka dëgjuar për hallet e shumta të tyre, si dhe ka shpalosur pjesë nga programi i tij.

Ai, më tej, ka spikatur aspekte të programit për të moshuarit si në vijim:

– transport urban falas për të gjithë pensionistët;
– shërbime mjekësore në shtëpi;
– qendra rehabilituese (banjë) në Shalë;
– ndërtimi i shtëpisë së pleqve;

Në fund, Agolli, ka thënë se nuk janë thjeshtë premtime, ne vërtetë do t’i bëjmë realitet.