Lajme

Armëmbajtje pa leje në Shtime dhe në Ferizaj

12/12/2024 09:30
nga:N K

Në rajonin e Ferizajt në dy raste të ndara, në Ferizaj dhe në Shtime policia ka ndaluar dy persona për armëmbajtje pa leje, raporton GazetaBlic.

Sipas njoftimit të tyre, me datën 11.12.2024, rreth orës 10:50, policia e stacionit në Shtime ka pranuar një informatë se në fshatin Mollopolc të Shtimes një person ka me vete një armë zjarri.  Policët e rendit menjëherë janë nisur në atë drejtim dhe kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin I. Q (M/K), i moshës 51 vjeçar, tek i cili kanë gjetur armën e zjarrit ( pushkë e gjuetisë) me pesë fishekë.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Shtime dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit të shtetit është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa si provë materiale është sekuestruar armë e zjarrit, e cila ishte dhe me  dokumentacion të skaduar.

Ndërsa, me datën 12.12.2024, rreth orës 03:40, në rrugën ‘’Reçaku’’ në Ferizaj, gjatë patrullimit policët e stacionit të Ferizajt kanë ndaluar një veturë me targa vendore dhe gjatë kontrollimit të personave dhe veturës, tek i dyshuari A.S (M/K) i moshës 44 vjeçar është gjetur një armë zjarri (pistoletë)  me 10 fishkë dhe i dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë.

Tutje në njoftim thuhet se pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari A.S është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura tjera hetimore, ndërsa si provë materiale është sekuestruar arma e zjarrit.