Sporti

Armando Sadiku prezantohet te skuadra e re

06/25/2023 11:38
nga:E K

Sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë, Armando Sadiku është prezantuar te skuadra e re. Elbasanasi ka zgjdhur të vijojë karrierën në Indi aty ku ka firmosur me skuadrën e Mohun Bagan.

Ishte vetë klubi indian që nëpërmjet rrjeteve sociale konfirmoi marrëveshjen me 32-vjeçarin, që për herë të parë në karrierën e tij do të provojë një aventurë në Indi.

Ndërkohë, skuadra me të cilën firmosi Sadiku sezonin e kaluar e mbylli në vendin e tretë, por ia doli të shpallej kampione e ISL League nëpërmjet Play-Off-it. Kujtojmë se së fundmi, Sadiku ishte pjesë e Cartagenës në La Liga 2, ndërsa në 34 ndeshje gjeti edhe tetë herë rrugën e rrjetës.

Tashmë, për sulmuesin nis një aventurë e re me shpresën se do të mund të gjejë vazhdimësinë e duhur për të kontribuar më pas edhe për pjesën e mbetur të eliminatorëve Euro 2024 me fanellën kuqezi të Shqipërisë, duke qenë se trajneri Sylvinho e sheh pjesë të planeve të tij.