Armando Sadiku vazhdon të shkëlqejë në Indi. Sulmuesi elbasanas ka shënuar një tjetër gol spektakolar me skuadrën e Goa në sfidën që po zhvillojnë në shtëpi ndaj Punjab.
Në minutën e 22-të të takimit, lojtari i Kombëtares ka tundur rrjetën duke barazuar 1-1 shifrat. Sfidë kjo e vlefshme për javën e 8-të në kampionatin indian.
Kujtojmë se ky është goli numër 9 për shqiptarin në Indi, teksa ka zhvilluar 9 ndeshje, ndërsa ka dhënë edhe 1 asist.