Xhiroja e 11-të e Premier League fillon sot.
Aston Villa do të kërkojë t’i japë fund një serie prej katër humbjesh radhazi në Premier League, në St Mary’s ndaj Southamtpon, raporton GazetaBlic Sport.
Skuadra e Dean Smith është aktualisht në vendin e 15-të në tabelë, pasi ka marrë 10 pikë nga 10 ndeshjet e tyre fillestare, ndërsa Southampton është në vendin e 14 me 11 pikë.
Armando Broja është rikthyer nga një lëndim i lehtë dhe sipas mediave angleze, ai do të jetë titullar në ndeshjen që zhvillohet në ora 21:00.
Ja formacionet e mundshme.
Southampton: McCarthy, Livramento, Bednarek, Salisu, Walker-Peters; Elyounoussi, Romeu, Ward-Prowse, Redmond; Adams, Broja.
Aston Villa: Martinez, Cash, Hause, Mings, Targett; Nakamba, McGinn; Young, Buendia, Bailey; Watkins.
/GazetaBlic Sport/


