Sporti

Armando Broja regjistron menjëherë një rekord tek skuadra e tij në Premier League, pas golit të shënuar

10/16/2021 18:03
nga:Mergim Rreci

Armando Broja ka shënuar golin e parë në Premier League.

Sulmuesi shqiptar hyri në librat e rekordeve të futbollit anglez që në ndeshjen e tij të parë si titullar, përcjell GazetaBlic Sport.

Broja shënoi në minutën e 53-të një gol shumë të bukur, gol ky që ishte i fitores për Southampton.

Sipas “OPTA”, në moshën 20 vjeç e 36 ditë, Armando Broja u bë lojtari më i ri i këtij klubi i cili shënonte gol në Premier Ligë në ndeshjen e debutimit si titullar.

/GazetaBlic Sport/