Sporti

Armando Broja në radarin e Monacos

05/30/2024 21:12
nga:E K

Klubi francez, Monaco është në kërkim të një sulmuesi pas largimit të Wissam Ben Yedder në fund të sezonit.

Siç transmeton “BBC”, Monaco ka në shënjestër disa sulmues që të zëvëndësojnë francezin, dhe në këtë listë bënë pjesë edhe sulmuesi i Kombëtares Shqiptare Armando Broja.

Broja, gjatë këtij sezoni ka bërë 21 paraqitje në Premier League, për Chelsean dhe Fulhamin respektivisht ku te këta të fundit ka qenë i huazuar nga janari.

Kujtojmë që Monaco, përfundoi në vendin e dytë këtë sezon në Ligue 1 me 67 pikë duke u kualifikuar në Ligën e Kampionëve