Sulmuesi shqiptar, Armando Broja e ka bindur trajnerin gjerman, Thomas Tuchel që të jetë pjesë e planeve të tij për sezonin e ri.
Broja ishte në huazim te Vittese dhe ka kaluar një sezon të mirë me skuadrën holandeze duke shënuar 11 gola në 36 takime, shkruan GazetaBlic Sport.
Sulmuesi shqiptar, Broja ka nënshkruar kontratë profesionale me skuadrën londineze dhe kontrata e tij skadon verën e ardhshme.
Megjithatë, Tuchel është i bindur që ta mbajë atë në “Stamford Bridge“, dhe raportohet se “The Blues” do t’i ofrojnë kontratë të re sulmuesit të talentuar shqiptar.
/GazetaBlic Sport/


