Sporti

Armando Broja në mesin e lojtarëve më të mirë në botë, ‘SofaScore’ e inkuadron në formacionin më të mirë të javës

09/09/2021 16:34
nga:Lorik J

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Broja është përfshirë në mesin e formacionit më të mirë të javës për kualifikueset e Kupës së Botës 2022.

Broja kishte një aventurë fantastike me Shqipërinë, pasi realizoi dy gola në dy ballafaqimet në të cilat luajti, shkruan GazetaBlic Sport.

Fillimisht, ai shënoi ndaj Hungarisë, për t’i sjellur Shqipërisë tre pikët e fitores (1:0), ndërsa dje shkëlqeu ndaj San Marinos, duke realizuar një gol dhe dhuruar dy asistime.

‘SofaScore’ e inkuadroi Brojën në mesin e lojtarëve më të mirë të javës, duke e notuar atë me notën 9.3.

Më poshtë keni formacionin më të mirë: