Sporti

Armando Broja në kërkim të një rekordi historik tek Southampton

02/12/2022 11:25
nga:Mergim Rreci

Premier League vjen me disa ndeshje shumë interesante ditën e sotme.

Në fushë zbresin skuadrat e mëdha, atje ku Manchester United do të pëballet me skuadrën e Armando Brojës, Southmaptonin, shkruan GazetaBlic Sport.

“Djajtë e Kuq” nuk po kalojnë aspak në formë të mirë në javët e fundit, kurse Southamptoni vjen pas një triumfi të madh ndaj Tottenham në Londër, me sulmuesin shqiptar që ishte protagonist me një gol.

Broja do të kërkojë të vendosë një rekord historik për klubin e tij këtë sezon, duke u bërë lojtari U-20 i Souhamptonit cili shënon më shumë gola.

Rekordin e mban Kevin Davies në sezonin 1997-‘98 me 9 gola. Dhe Brojës i duhen edhe katër gola për të hyrë në librin e historisë së “Shenjtorëve”.