Sporti

Armando Broja me sezon të dështuar, luajti vetëm 5 minuta në ndeshjen e sotme tek Fulham

03/02/2024 18:20
nga:Mergim Rreci

Armando Broja asesi të rikthehet në formën e duhur.

Sulmuesi shqiptar u huazua tek skuadra e Fulham nga Chelsea, por as aty nuk po tregon rezultate, shkruan GazetaBlic Sport.

Në fitoren e sotme të Fulham ndaj Brighton, Broja luajti vetëm 5 minuta në fund të ndeshjes. Një formë e tillë e tij është shqetësuese për trajnerin Sylvinho dhe Kombëtaren e Shqipërisë.

Kujtojmë që Rodrigo Muniz, sulmuesi tjetër i Fulham po shkëlqen në ndeshjet e fundit me gola dhe asistime.