Armando Broja asesi të rikthehet në formën e duhur.
Sulmuesi shqiptar u huazua tek skuadra e Fulham nga Chelsea, por as aty nuk po tregon rezultate, shkruan GazetaBlic Sport.
Në fitoren e sotme të Fulham ndaj Brighton, Broja luajti vetëm 5 minuta në fund të ndeshjes. Një formë e tillë e tij është shqetësuese për trajnerin Sylvinho dhe Kombëtaren e Shqipërisë.
Kujtojmë që Rodrigo Muniz, sulmuesi tjetër i Fulham po shkëlqen në ndeshjet e fundit me gola dhe asistime.