Sulmuesi shqiptar, Armando Broja ende nuk e ka të qartë të ardhmen e tij.
Broja i cili u kthye tek Chelsea – nuk ka vendosur ende a do të largohet nga “Blues”, apo do të vazhdojë të qëndrojë nën drejtimin e Tuchel, përcjell GazetaBlic Sport.
Megjithatë e ardhmja e tij do të vendoset shumë shpejtë, pasi ka shumë skuadra të interesuara për të dhe vendimi tani duhet të merret.
West Ham është shumë afër arritjes së një marrëveshje me Brojën për kushtet personale, teksa bisedimet me Chelsean po vazhdojnë.
Sipas gazetarit, Adam Newson, Broja është kthyer në Angli, ku pritet të vendos gjithçka.
/GazetaBlic Sport
Understand Billy Gilmour and Harvey Vale have left the Chelsea first-team group – and are potentially joining up with the Dev Squad out here in the U.S.
Armando Broja, meanwhile, is on his way back to England tonight. Clubs still pushing to sign him.
— Adam Newson (@AdamNewson) July 18, 2022


