Burnley dhe Manchester United do të përballen sonte në Premier League.
Në këtë ndeshje mysafirët vijnë pas ndryshimit të madh të bërë në stol ku vendin e Ruben Amorin e ka marrë përkohësisht Darren Fletcher.
Në anën tjetër, sulmuesi kuqezi, Armando Broja pritet të jetë në majën e sulmit duke përfituar nga dëmtimi i Zian Flemming dhe impenjimi i Lyle Foster në Kupën e Kombeve të Afrikës.
Ja formacionet e mundshme:
Burnley: Dubravka; Walker, Ekdal, Esteve, Pires; Ugochukwu, Florentino, Laurent; Edwards, Broja, Anthony
Manchester United: Lammens; Dalot, Heaven, Martinez, Shaw; Casemiro, Ugarte; Dorgu, Fernandes, Cunha; Sesko
/GazetaBlic Sport/


