Sporti

Armando Broja i pafat, ylli i kombëtares shqiptare lë fushën e lojës i dëmtuar

01/04/2025 17:11
nga:Mergim Rreci

Viti i ri nuk ka nisur aspak siç duhet për Armando Brojën, sulmuesi i kombëtares shqiptare është dëmtuar gjatë takimit mes Bournemouth dhe Everton në kampionat.

Në minutën e 19-të sulmuesi kuqezi provoi të godiste portën kundërshtare, por tentativa e tij ishte e dobët dhe i shkaktoi një dëmtim. Ai provoi të vazhdonte, por pas pak minutash u detyrua të zëvendësohet nga trajneri i tij.

Pas atij dëmtimi në pulpë që e mbajti jashtë fushave për disa kohë, Broja ka pësuar tashmë një tjetër dëmtim që do të vlerësohet në vazhdim.