Sporti

Armando Broja fantastik, shkëlqën në sytë e Tuchel, shqiptari shënon sërish

07/27/2021 22:32
nga:L J

Armando Broja po vazhdon me shkëlqimin te Chelsea i drejtuar nga Tuchel. Sulmuesi shqiptar u aktivizua në minutën e 46 duke zëvendësuar Ziyech.

Nuk vonoi shumë dhe në minutën e 72 erdhi goli i tij.

Pas krosimit nga e majta, Broja ishte në vendin e duhur për të barazuar rezultatin në 1-1.

Gjithashtu futbollisti shqiptar shënoi edhe në miqësoren me Peterbourgh.