Armando Broja ka shënuar golin e parë në Premier League.
Sulmuesi shqiptar hyri në librat e rekordeve të futbollit anglez që në ndeshjen e tij të parë si titullar, përcjell GazetaBlic Sport.
Broja shënoi në minutën e 53-të një gol shumë të bukur, gol ky që ishte i fitores për Southampton.
Sipas “OPTA”, në moshën 20 vjeç e 36 ditë, Armando Broja u bë lojtari më i ri i këtij klubi i cili shënonte gol në Premier Ligë në ndeshjen e debutimit si titullar.
“Ishte fantastike që të luaja ndeshjen e parë si titullar në Premier Ligë. E kam ëndërruar këtë moment që kur isha 3-vjeçar”, tha ai për BBC pas sfidës.
“Të shënoj gol në ndeshjen e parë si titullar është një ëndërr që bëhet realitet, nuk mund të kërkoja më shumë. Djemtë bënë një aksion të mirë, ishte një moment mbresëlënës. Ky është momenti i preferuar i karrierës time deri tani. Shpresojmë të ketë më shumë momente dhe gola të tillë në vijim.
Ishte në aksion i mirë nga Redmond, ai tha para ndeshjes që golat do të vijnë, duhej vetëm që të krijonim aksione. Më dha një pasim të artë për mua dhe isha në gjendje ta finalizoja.
Fitorja e parë? Ishte shumë e rëndësishme. Po e kërkonim prej kohësh dhe ishte e shkëlqyer që ta siguronim këtu, në shtëpi para tifozëve tanë. Shpresojmë që të vazhdojmë dhe të vijnë fitore të tjera”, tha Broja pas ndeshjes.


