Sporti

Armando Broja bën asist në miqësoren me Chelsean

07/25/2024 08:30
nga:E K

Skuadra e Chelseat ka zhvilluar miqësoren e parë me trajnerin e ri, Enzo Maresca.

Blutë e Londrës barazuan 2:2 ndaj Wrexham në ndeshjen e zhvilluar në Amerikë në stadiumin e Santa Clara “Levi’s”.

Golat për ekipin anglez i shënuan, sulmuesi Nkunku dhe mesfushori Ugochukwo.

Dhe pikërisht te goli i dytë i shënuar nga Chelsea asist bëri sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja.

Kujtojmë që Broja ende nuk dihet se ku do të përfundoj gjatë këtij afati kalimtar të verës, me shumë oferta që tashmë i ka në tavolinë.