Trajneri i ri i Everton, Frank Lampard ka marrë përsipër forcimin e skuadrës nga Liverpooli.
Pas nënshkrimeve si Dele Alli dhe Donny van de Beek, Lampard dëshiron të forcojë fazën sulmuese, përcjell GazetaBlic Sport.
Armando Broja ka kapur vëmendjen e teknikut anglez i cili e dëshiron te Evertoni sulmuesin e talentuar shqiptar.
Lampard e njeh Brojën, pasi e ka pasur nën urdhra te londinezët dhe i ka dhënë edhe mundësinë të debutojë me Chelsean.
/GazetaBlic Sport/


