Armand Duka shtron Iftar në “Air Albania”. Kryetari i FSHF-së ftoi lojtarë, drejtues klubesh e gazetarë.
“Jemi bashkë në këtë iftar të veçantë, si një familje e bashkuar e futbollit që promovon vlerat e respektit dhe solidaritetit në çdo moment. Ky është muaji i sakrificës, por edhe futbolli është një lojë e sakrificës. Ju uroj agjërim të pranuar, suksese në çdo sfidë tuajën, në fushë dhe jashtë saj”, ka thënë ndër tjerash Duka.
Kujtojmë se Shqipëria fillon ciklin kualifikues për Botërorin 2026 me dy ndeshje në mars, fillimisht ndaj Anglisë, e më pas ndaj Andorrës.
/GazetaBlic Sport


