Arind Veliu, futbollisti i ri i Malishevës ka zhvilluar një ndeshje mjaft të mirë në fundjavë ndaj Drenicës.
Skuadra e tij barazoi 0:0 ndaj Drenicës në udhëtim, duke marrë një pikë në një terren mjaft të vështirë si ai i “Bajram Aliut”.
Veliu në këtë ballafaqim kishte një statistikë mjaft interesante, pasi kapi shpejtësinë e 32.6 km/h.
Kjo shpejtësi e arritur nga Veliu është ndër pesë më të mirat në Superligën e Kosovës këtë stinor.
Arlind Veliu shihet si një lojtar mjaft perspektiv që në të ardhmen mund të ketë karrierë të mirë.
/GazetaBlic Sport


