Arlind Shala është një nga emrat më të njohur tek trajnerët e fitnesit fizik në vendin tonë.
Puna, përkushtimi dhe profesionalizimi i tij kanë ndikuar që brenda një kohe të shkurtër të jetë në mesin e trajnerëve më të kërkuar në këtë drejtim, shkruan GazetaBlic Sport.
Ka dy vite që ka filluar të punojë dhe brenda kësaj kohe ka bërë për vete emra të njohur të futbollit tonë, duke qenë tashmë një ‘adresë’ e të gjithë atyre që duan të kenë formën më të mirë fizike.

Në saje të punës se tij intenzive me metodat më të reja të stërvitjëve ka arritur që të rikthej në formën maksimale shumë sportistë, në veçanti futbollistët aty ku është edhe i fokusuar, tek të cilët është vërejtur një energji e re dhe përgatije e duhur për garat e tyre respektive ku marrin pjesë.
I inspiruar nga metodat e reja që përdoren në vendet më të zhvilluara, trajneri Shala ndihmon në veçanti në përmirësimin e gjendjes fizike, përfshirë formën trupore dhe forcimin e muskujve, pastaj përmirësimin e shpejtësisë, rregullimin e balancit trupor dhe poashtu edhe në përgatitjen shumë të rëndësishme, atë psikologjike.
Ndër emrat më të spikatur që pregatitjen e tyre fizike ia besojnë trainerit A.Shala janë: Argjent Mustafa, Bashkim Shala, Dior Zabergja, Etrit Halimi, Zeki Ademi, Amir Prishtina, Valmir Azemi etj.

Shala ka zgjedhur këtë profesion për shkakun se ka qenë gjithmonë i lidhur me futbollin, madje në të kaluarën ka qenë edhe futbollist.
Në një koment të tij të shkurtër, ai tha se e bën këtë profesion me vullnetin më të madh, dhe se është jashtëzakonisht i lumtur kur sheh sukseset e sportistëve që punojnë me të.
/GazetaBlic Sport/


