Showtime

Arjola tallet keq me Fifin, bën skenën kur këngëtares i ra të fikët në shtëpinë e “BBV”

01/20/2022 18:33
nga:Donika Fetahu

Sot në shtëpinë e “Big Brother Vip”, Arjola, Monika dhe Beatrix, po bisedonin me njëra-tjetrën për të nominuarit e javës.

Për një moment Beatrix, fillon të qaj pasi që tha se mund të jem unë ajo që largohet nga shtëpia dhe Arjola, fillon të tallet se Beatrix mund të largohet nga “BBV”, shkruan GazetaBlic.

Aktorja nga Tropoja bën skenën e Fifit kur këngëtares i ra të fikët gjatë një spektakli live të “BBV” dhe shtrihet për tokë pranë Monikës dhe Beatrixës./GazetaBlic/